Mirë se erdhët në Merr Patenten (AutoShkolla OLBI). Këto Terma dhe Kushte rregullojnë përdorimin e platformës sonë dixhitale dhe shërbimeve të abonimit për videot mësimore dhe testet e teorisë të patentës.
1. Të përgjithshme
Operatori i shërbimit është AutoShkolla OLBI, me seli në Drenas, Republika e Kosovës. Duke krijuar një llogari ose duke bërë një blerje ju pranoni këto terma në tërësi.
2. Shërbimet e abonimit
Ofrojmë qasje dixhitale në materiale mësimore për patentën përmes paketave me kohëzgjatje të ndryshme. Qasja aktivizohet menjëherë pas kryerjes së pagesës.
3. Llogaria e përdoruesit
Përdoruesi është përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të llogarisë dhe fjalëkalimit të tij. Ndarja ose përhapja e llogarisë me persona të tjerë është e ndaluar. Lejohet vetëm një seancë aktive; hyrja nga një pajisje e re mbyll seancën e mëparshme. Shkelja e rregullave të ndarjes së llogarisë mund të rezultojë në pezullim pa rimbursim.
4. Çmimet dhe pagesat
Të gjitha çmimet janë të shprehura në Euro (EUR) dhe përfshijnë TVSH ku është e aplikueshme. Pagesat online procesohen përmes kanaleve të sigurta bankare (kartë ose banking online, VPOS/HTTPS). Merr Patenten bashkëpunon me Raiffeisen Bank Kosovo për ofrimin e një metode pagese online sa më të sigurt. Mund të paguash nga çdo bankë.
5. Pronësia intelektuale
E gjithë përmbajtja — video, tekste, imazhe dhe teste — është pronë e AutoShkolla OLBI / Merr Patenten. Shpërndarja, kopjimi apo ripublikimi pa leje me shkrim është i ndaluar. Materialet zyrtare të MMPHI mbeten pronë e ministrisë dhe lidhen vetëm nga burimi zyrtar.
6. Kufizimi i përgjegjësisë
Materialet ofrohen për qëllime mësimore. Ne nuk garantojmë kalimin e provimit zyrtar, i cili varet nga përgatitja individuale e kandidatit.
7. Ndryshimet
Rezervojmë të drejtën të ndryshojmë këto terma. Ndryshimet publikohen në këtë faqe dhe hyjnë në fuqi menjëherë.
8. Kontakt
Për çdo pyetje na shkruani në olbiautoshkolla@gmail.com ose telefononi 049 11 70 90.